Një aksident i rëndë i ka ndodhur një shqiptari në Itali. Bëhet fjalë për një 33-vjecar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Ai ishte duke punuar në momentin që u përplas nga një makinë.

Shqiptari u godit nga një makinë në rrugën mes Cesana dhe Villa. Ai ishte duke punuar për sinjalistikën rrugore kur u aksidentua. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca.

33-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai i është nënshtruar një operacioni. Shoferi që e përplasi është një 40-vjeçar italian. Ai ka rezultuar i dehur sipas testit të alkoolit./tvklan.al