Një 39-vjeçar u vu nën hetim në gjendje të lirë në Gramsh pasi goditi me makinë rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari. Shkak sipas policisë u bë një konflikt për motive pronësie mes tij dhe 35-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi për motive pronësie, ka dëmtuar me automjet, rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari”, tha policia e Elbasanit në një njoftim për mediat./tvklan.al