Kushërira e 4 ‘engjëjve’, të cilët u shuan tragjikisht në një zjarrvënie të qëllimshme në shtëpinë e tyre, tregon se si mund të ndjente ende prezencën e tyre, disa minuta pasi kishin vdekur. Courney Pearson e ndau këtë moment të hidhur të asaj nate në një postim në Facecook dhe falenderoi komunitetin lokal për mbështetjen e tyre.

Demi 15, Brandon 8, Lacie 7 dhe Lia 3-vjeçe, mbetën të vrarë pasi shtëpia e tyre në Salford të Anglisë u sulmua me lëndë djegëse, në Dhjetor të 2017-s.

Duke kujtuar atë natë, Courtney tha: “Nëna ime hodhi gjithçka kishte në dorë para saj, ra në gjunjë dhe nisi të ulërinte… Sapo më kishin thënë që kishin vdekur, por mund ta ndjeja prezencën e tyre aty me mua, e dija që ishin aty”.

Sipas asaj që shkruan Mirror, autor i kësaj ngjarjeje makabre ishte Zak Bolland, në atë kohë 23-vjeç. Ai kishte pasur një konflikt me vëllain e madh të fëmijëve, 16-vjeçarin Kyle Pearson, i cili sëbashku me të ëmën arriti t’i shpëtonte flakëve.

Zak Bolland dhe David Worrall u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e fëmijëve.

Nëna e tyre Michelle pësoi djegie në 75 përqind të trupit. Pas ngjarjes ajo u vendos në koma të induktuar, megjithatë gjendja e saj dukej se ishte përmirësuar. Më herët gjatë këtij viti, ajo u filmua në një karrige me rrota në oborrin e spitalit, teksa lëshonte tullumbace në ajër.

Por të premten e shkuar, miq dhe të afërm të gruas në rrjetet sociale thanë se përgjatë 10 javëve të fundit gjendja e saj ishte përkeqësuar sërish dhe se ishte në gjendje kritike.

Courney tha se e gjithë familja vijon ta ketë tepër të vështirë të pranojë këtë tragjedi, ndonëse kanë kaluar 17 muaj./tvklan.al