4 persona dhunojnë me sende të forta 56-vjeçarin

FOTO ILUSTRUESE


4 persona dhunojnë me sende të forta 56-vjeçarin

09:09 29/10/2020

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, të cilët kishin dhunuar me sende të forta një 56-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Orikum ditën e djeshme. Të arrestuarit janë P. H. 58 vjeç, H. H. 43 vjeç, Q. H. 56 vjeç dhe A. H. 21 vjeç, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas policisë, të katërt këta persona, pas një sherri të çastit, goditën me sende të forta 56-vjeçarin me iniciale I.H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri u dërgua në spital ku po merr mjekim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al





Të ngjashme