Autoritetet daneze njoftuan arrestimin e 4 personave të dyshuar se kanë lidhje me Shetin Islamik. Policia vendase njoftoi se të katër të dyshuarit u arrestuan në Kopenhagen.

Dyshohet se ata ishin anëtarë të celulave xhihadiste të ISIS.

Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi armë të shumta dhe municione.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë më shumë detaje për personat. Arrestimi i tyre u bë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente daneze.

Mediat vendase shkruajnë se të dyshuarit po projektonin një sulm terrorist.

Tv Klan