4-vjeçarja shqiptare ra nga pallati, tezja e saj merret nën hetim



4-vjeçarja shqiptare ra nga pallati, tezja e saj merret nën hetim

10:56 27/08/2020

Të tjera detaje janë bërë publike për incidentin e ndodhur më 25 Gusht në Itali, kur një 4-vjeçare shqiptare u dërgua në spital në gjendje të rëndë pasi ra nga kati i tretë i një pallati.

Mësohet se e vogla ndodhet ende në kujdes intensiv. Gjendja e saj është e stabilizuar dhe nuk ka shënuar komplikacione të tjera.

Ndërkohë karabinierët po vijojnë të hetojnë shkaqet e plota të aksidentit. Sipas mediave italiane, nën hetim është vënë edhe tezja e vogëlushes për braktisje të të miturit. Në momentin e incidentit ajo kishte dalë për të bërë pazare.

Vogëlushja 4-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ndodhej së bashku me vëllain 5-vjeçar dhe kushëririn 13 vjeç. Ata po luanin kukafshehti, por në një moment vajza hipi në një karrige dhe ra nga kati i tretë i pallatit. Të paktën ky është versioni i 13-vjeçarit.

Ka qenë ai që ka lajmëruar autoritetet. Më pas u deshën zjarrfikësit që vajzën ta nxirrnin nga ku kishte rënë dhe për shkak të plagëve në kokë u dërgua me helikopter në spital./tvklan.al




Të ngjashme