Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit gjatë një aksioni të koduar “Kinemaja” për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogërave të forta.

40-vjeçari me iniciale M.B. u arrestua në flagrancë pasi në banesë iu gjetën disa doza lëndë narkotike.

Uniformat blu i sekuestruan 141 gram heroinë, 18.5 gram kokainë, një peshore e vogël elektronike dhe shumat e parave 4100 Euro dhe 300 Paund, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /tvklan.al