400 Euro për t’u ulur në shkallet e Piazza di Spagna

400 Euro për t’u ulur në shkallet e Piazza di Spagna

17:22 08/08/2019

Rregulla të rrepta pas shpalljes monument kulture

Kushdo që ka vizituar Romën është ndalur padyshim në Piaza di Spanja. 135 shkallët e saj janë një atraksion i famshëm turistik e thuajse çdo vizitor i Romës ka provuar të ulet mbi to.

Por nëse do të duhet ta provoni sërish, bëjini llogarite mirë.

Kushdo që do të ulet në këto shkallë që zbresin nga kisha “Trinita de’ Monti”, do të duhet të paguaje 400 Euro, një çmim edhe më i shtrenjte se një biletë në teatrin e famshëm “La Scala”. Dhe nuk bëhet fjalë për një biletë, por për një gjobë.

Shkalla është klasifikuar si monument kulture dhe për këtë arsye është bërë pjesë e rregullave të rrepta që Roma ka vendosur mbi këto objekte.

Rregullat e reja kanë për qëllim që të ndalojnë turistët që të hanë dhe pinë mbi shkallë.

Gjoba do të nisë nga 250 Euro dhe do të shkojë në 400 për ata që i dëmtojnë shkallët. Ky momument u pastrua dhe u restaurua 3 vjet më parë, me një projekt me vlerë 1.5 milionë Euro, të financuar nga kompania e njohur e bizhuterive, Bulgari.

Vendimi i marrë nga autoritetet ka ngjallur polemika, me kritiket që e kanë cilësuar atë te ekzagjeruar, e madje edhe fashist.

Por këto rregulla janë zbatuar edhe për objekte të tjera kulturore. Muajin e kaluar dy turistë gjermanë u gjobitën 950 Euro pasi u kapën duke bërë kafe në një sobë kampingu mbi urën e famshme të Rialtos, në Venecia.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT