kanabis

Policia e Shtetit u rikthye në Dukagjin në një tjetër aksion masiv antikanabis. Mëngjesin e të martës, 400 policë dhe 60 mjete kanë asgjësur rreth 32 mijë bimë në zonën e Pultit, të mbjella në 173 parcela.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një pushkë, 4 granata, 1 kallëp tritoli 500 gr, 7 karikatorë me fishekë, rreth 700 fishekë, si dhe pjesë të ndryshme të armëve të tjera.

Armët u gjetën në një shpellë afër vendit ku u qëlluar me armë helikopteri i policisë vitin e kaluar, gjatë operacionit antikanabis. Ato do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.

Në aksionin e një viti më parë u qëllua më armë helikopteri më të cilin trasportoheshin forcat e policisë. Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Ndërsa piloti uli helikopterin në një fushë, derisa defekti u riparua nga specialistët.

Aksioni i policisë pritet të vazhdojë disa ditë, pasi dyshohet se sipërfaqja e mbjellë është mjaft e madhe. Ndërkohë, terreni i vështirë është një problem që sjell ngadalësimin e operacionit.

Policia e Shkodrës ka përgatitur një plan masash, ku 400 policët janë të ndarë në 25 grupe veprimi dhe përveçse në Pult, janë shkatërruar dhjetra parcela dhe Gjuraj e Temal.

Kjo paraqitet një zonë me rrezikshmëri të lartë për policinë, pasi ka rrezik që persona të armatosur mund ta sulmojnë atë.

Në Krujë, gjatë të martës janë asgjesuar 1200 rrënjë kanabis, në operacioni e koduar Larushk-3, e mbjellë në 9 parcela. Pavarësisht shkatërrimit të sipërfaqeve të tilla, gjatë këtyre aksioneve nuk është ndaluar asnjë kultivues.

Tv Klan