400 të infektuar me koronavirus në Itali, shpallet gjendja e emergjencës

400 të infektuar me koronavirus në Itali, shpallet gjendja e emergjencës

21:20 26/02/2020

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore, numërohen 400 pacientë të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Sipas mediave italiane, një grua shtatzënë e prekur nga koronavirusi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj pa probleme. Nga analizat ka rezultuar se foshnja nuk është e infektuar.

Në Itali ka shkuar në 12 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Viktima e fundit është një burrë 70-vjeçar nga Emilia-Romagna.

Ndërkohë, Senati italian ka miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së emergjencës në vend për shkak të koronavirusit. Dekreti u miratua me 462 vota pro dhe 2 kundër.

Dekreti i gjendjes së emergjencës ndalon organizimin e aktiviteteve të ndryshme në vende publike apo private, pezullimin e mësimit, mbylljen e vendeve turistike të tilla si muzeumet etj. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi