Trazirat mes bandave rivale në Ekuador ka lënë 44 viktima, më pak se një muaj nga trazira e fundit e ndodhur e cila shkaktoi 20 të vdekur.

Në një konferencë për mediat, ministri i brendshëm i Ekuadorit Pedro Carrillo tha se një grup të burgosurish u arratisën nga qelitë e tyre për të sulmuar një grup tjetër brenda burgut të Bellavista në San Domingo.

Shumë nga viktimat janë ekzekutuar me thikë, një pjesë e tyre në trup kanë këto shenja,“ shtoi ai, teksa kërkoi dhe ndihmën e të afërmve për të transportuar trupat.

Autoritetet e policisë kanë bërë me dije rimarrjen nën kontroll të burgut. Grupet policore pas marrjes në kontroll të burgut kanë gjetur armë zjarri dhe eksploziv. Gjithashtu ato bëjnë me dije se janë kapur 112 të dënuar nga 220 të arratisur.

Drejtuesi i policisë vendase të Ekuadorit, Fausto Salians u shpreh se situata mund të përkeqësohet, për shkak se shumë nga të plagosurit janë dërguar në spital në gjendje mjaft të rëndë.  

Sistemi i burgjeve të Ekuadorit ka qënë në gjendje emergjence për shkak të mbipopullimit, por dhe prej Shtatorit të 2021, ku 118 njerëz mbetën të vrarë në një sulm me armë dhe granta.

Ekuadori është një pikë kyçe për transportimin e kokainës nga Amerika Jugore drejt SHBA dhe Azisë duke u bërë dhe arsye për përballjen e bandave të drogës. Mes përplasjeve për territor, burgjet e vendit janë bërë terren beteje./tvklan.al