Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u goditën me thikë nga një 45-vjeçar.

Ky i fundit, me iniciale L.L., u arrestua nga policia dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Orman-Pojan të Maliqit pas një sherri për motive të dobëta.

Të plagosur mbetën P.S 62 vjeç i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe F.M. 46 vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore. /tvklan.al