47 emigrantë u gjetën të fshehur brenda një kamioni nga policia kufitare rumune. Ata po tentonin të kalonin në Hungari dhe më pas drejt veriut të Europës.

Dyshohet se emigrantët ishin nisur nga Turqia dhe kishin kaluar përmes Bullgarisë. Sipas autoriteteve rumune, u ndaluan 25 burra, 12 gra dhe 10 fëmijë, me kombësi irakiane, iraniane dhe turke.

Pas ashpërsimit të masave në jug të Europës dhe forcimit të kontrolleve në ujërat e Mesdheut, trafikantët e emigrantëve janë në kërkim të rrugëve të reja.

Tv Klan