Bie në 340 numri i të shtruarve në spitale

Të shëruarit nga koronavirusi edhe këtë të enjte janë më të shumtë në numër se rastet e reja ditore të të infektuarve.

567 persona kanë kaluar me sukses Covid-19 ndërsa 472 është numri i rasteve të reja të zbuluara me anë të testeve të shpejta dhe PCR.

Kryeqyteti vijon të ketë numrin më të lartë të të infekturve me 140 raste e pasuar nga Shkodra e Fieri me nga 28 raste. Durrësi me 27 raste, Gjirokastra me 17 raste, Korça  e Kukësi me nga14 raste, Kurbini, Lezha e Berati me nga 13 raste.

Një pjesë e të infektuarve kanë patur nevojë për ndihme të specializuar mjekësore dhe janë shtruar në spitalet Covid në kryeqytet dhe ato rajonale , ku paralelisht po marrin shërbim 340 pacientë prej të cilëve 19 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

Kjo e enjte ka regjistruar 13 viktima të cilat ishin të grupmoshës 67-78 vjeç. Ata ishin nga Tirana, Elbasani, Lushnja, Durrësi e Shijaku.

Që prej fillimit të pandemisë 2184 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Tv Klan