Ndërtimi i tij do të kushtojë 500 mln Euro

14 kompani ndërkombëtare kanë shfaqur interes për të hartuar projektin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, por vetëm 5 prej tyre u përzgjedhin si finalistë për të prezantuar publikisht propozimet e tyre.

Kompania që do të shpallet fituese do të ketë vetëm 8 muaj kohë për finalizuar projektin dhe arsyet përse qeveria po ngutet ta nis sa më shpejt ndërtimin e këtij porti të ri i zbulon ministrja e transportit.

“Ne duam që sa me parë të bëhet zhvendosja që të nisë sa më parë projekti për shndërrimin e zonës ku ndodhet porti aktual i mallrave në një nga marinat më të bukura në rajon”.

Projekti do të përfshijë ndërtimin në zonën ku ndodhet sot porti energjetik të katër terminaleve. Në total dizejnimi i projektit të portit të ri tregtar do të kushtojë 9.5 milion Euro ndërsa ndërtimi i portit të ri tregtar do të kushtojë 500 milion Euro dhe mendohet të jepet me koncesion për t’u ndërtuar me burimet financiare private, ndërsa mbikëqyrja e tij do të bëhet nga Autoriteti Portual.

Tv Klan