Veliaj: Fokusi te terrenet sportive, po bëhen me standartin e “liceut”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin e 5 shkollave të reja në Njësinë 9, dy prej të cilave do të jenë në zonën e “Don Bosko”.

“Mbaron në Korrik, marrim edhe dy muaj sa të bëjmë moblimin dhe jemi gati për Shtator, zona e Don Boskos ka qenë zona e lakmuar e Tiranës, imagjino sa më e lakmuar do bëhet. Po mbarojmë dy shkollat që janë Vaçe Zela dhe Kristo Frashëri në fund të Don Boskos, që i shërbejnë komunitetit mes njësisë 9 dhe 11”

Teksa inspektoi punimet e shkollës “Qazim Turdiu”, Veliaj tha se procesi i rindërtimit pas tërmetit ka rritur vlerën e pronës.

“Statistikat tregojnë se ku ndërtohet një shkollë e re rritet vlera e pronës. Të gjitha pallatet për rreth kanë apo s’kanë fëmijë, do iu vlejë më shumë prona vetëm nga fakti që kanë shkollën afër.”

Veliaj tha se në fokus të punimeve janë dhe ndërtimet e terreneve sportive dhe hapsirave të gjelbërta në kryeqytet.

Klan News