Për tre ditë me radhë, rreth 50 studentë të ndarë në grupe u bënë pjesë e garës Hackathon, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri.

Programues e profesionistë të rinj të teknologjisë punojnë së bashku për një periudhë kohore për tẽ krijuar produkte inovative ose zgjidhje teknologjike nën tematika të caktuara.

Ministri i Brendshëm, Taulan Balla i cili ishte i pranishëm në këtë garë, tha se ndjehet i frymezuar nga gara e Hackathonit të parë, organizuar nga IdentiTek.

Nuk munguan as idete inovative të grupeve konkurruese për ofrimin e shërbimeve të ndryshme me qëllim lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe biznesin.

Të talentuarve do t’u ofrohet një kontratë pune tek IdentiTek. Modernizimi i shërbimeve dhe konsolidimi i infrastrukturës digjitale përbën një instrument të pazëvendësueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur në mënyrë të shpejtë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ministri theksoi se objektivi është që Shqipëria 2030 të kthehet në vendin e parë në rajon për sektorët e energjisë, turizmit dhe inovacionit.

Klan News