Një 50-vjeçar me iniciale E.A. është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Kamëz.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 Prilli” rreth orës 22:30. 50-vjeçari i cili u vetëplagos me çifte, u dërgua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur këtë ngjarje. /

tvklan.al