53.2 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit krahasuar me 8-mujorin 2020. Treguesit fiskalë të janar-gusht 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht.

Lajmin e dha ministrja në detyrë e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj duke theksuar se performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 8mujore reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Po ashtu të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 103%, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike u realizuan në masën 95 % të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e 8 të vitit 2021 rezultoi në rreth 31 miliardë lekë.

Ministrja Denaj thekson se të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, u realizuan në masën 70.4 miliardë lekë, 8.6 miliardë lekë ose 13.9% më shumë se 8 mujori i pare i 2020.

Klan News