“6 ditë pas lindjes vajza ime e vogël vdiq në krahët e mi”

“6 ditë pas lindjes vajza ime e vogël vdiq në krahët e mi”

22:16 24/08/2019

Një nënë 27-vjeçare foli për herë të parë për humbjen e foshnjes së saj, vetëm 6 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Catlin lindi në Prill të 2017-s dhe ishte fryt i dashurisë mes Nicole Dugmore dhe partnerit të saj 34-vjeçar Richard Sullivan.

Pas një nate në spital, çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Birmingham, sëbashku me vajzën e 8-vjeçare Janey, të cilën Nicole e kishte nga një lidhje e mëparshme.

Pasi e lanë të porsalindurën e vendosën në gjumë. Prindërit e shihnin plot krenari dhe nuk kishte asnjë arsye për t’u shqetësuar, derisa bebja 1 ditëshe lëshoi një rënkim të çuditshëm.

Kur mamia e zonës erdhi për të parë beben, pak kohë më vonë, Nicoli i tregoi për rënkimin e së bijës.  Caitlin dukej e zbehtë dhe për këtë arsye mamia i mati temperaturën. Pasi vuri re se e kishte të ulët, ajo i këshilloi prindërit që ta çonin të bijën sërish në spital.

“Atje një mami ma mori Caitlin nga krahët duke më thënë se ishte shumë e ftohtë. U preva. Në pak minuta, gjithçka shkonte keq”, tregon Nicole në një rrëfim për të përditshmen britanike The Sun.

Rreth një orë më vonë, Richard dhe Nicole shkuan të shihnin foshnjen e tyre, e cila mbahej në jetë nga aparaturat.

Mjekët i thanë se Caitlin ishte në gjendje kritike. Ajo u transferua në spitalin e fëmijëve në Birmingham, ku prindërit qëndruar krah saj gjatë gjithë kohës.

Teksa ditët kalonin, Caitlin nuk kishte shenja përmirësimi. Mjekët bënë gjithçka mundën, por në fund organet e saj reshtën së funksionuari. Richard dhe Nicole duhet të bënin një bisedë të pamundur.

“Caitlin do të vdiste. Kishte shumë dhimbje dhe duke qenë se e donim me gjithë shpirt vendosëm që të fiknim aparaturat që e mbanin në jetë, në mënyrë që të gjente paqe. Do të kisha bërë gjithçka kisha mundësi që të isha edhe një minutë më shumë me beben time, por jo në ato kushte. Duhet të bëja çfarë ishte e drejtë për të, jo për mua”, rrëfeu Nicole.

“Caitlin mori frymë për herë të fundit në krahët e mi, teksa unë dhe Richard i thamë sa shumë e donim. Pas 6 ditë jetë, ajo ishte shuar”.

Ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se Caitlin kishte zemër të zmadhuar dhe nuk funksiononte siç duhet. Zemra nuk mund të furnizonte me gjak trupin, që çoi në mos funksionimin e disa organeve njëherazi. Diagnoza e saj ishte kaq e rrallë, sa nuk ka një emër.

Humbja e vajzës bëri që çifti të kalonte një periudhë tejet të vështirë, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. 5 muaj pas vdekjes së Caitlin, ata vendosën të ndaheshin. Megjithatë mbeten miq dhe takohen çdo ditëlindje të vajzës së tyre të ndjerë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT