Bien numri i pacientëve të shtruar

6 qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1247 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë. 4 prej tyre ishin nga Tirana, 1 nga Lushnja dhe 1 nga Pogradeci, më i riu mes të cilëve 56 vjeç.

Numri i testimeve gati është përgjysmuar në 24 orët e fundit, po ashtu edhe ai i infektimeve të reja. Nga 1575 mostra të marra Ministria e Shëndetësisë raportoi për 376 raste të reja të konfirmuara si mbartës të virusit. 

Tirana, ndonëse me rënie, vijon të mbetet sërish vatra më e madhe e përhapjes së virusit me 98 raste dhe pas saj vijnë Lushnja me 29, Durrësi me 27, Shkodra me 24 dhe Vlora dhe Fieri me nga 21 raste.

Konfirmohet sërish trendi rënës i shtrimeve në spitale. Sipas raportimit të fundit të autoriteteve shëndetësore aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, ndërkohë që aktualisht në mbarë vendin mbeten mbi 24 e 700 raste aktive.

Tv Klan