6 shqiptarë u arrestuan nga policia italpiane si pjesë e një grupi të shpërndarjes  së lëndëve narkotike, kokainë dhe marjuanë. Ishte policia rajonit të Aostës që bëri me dije se ata janë anëtarë të një bande trafiku droge.

Të arrestuar janë Xhontino Sinanaj 19 vjec, Albert Bushaj, 35 vjeç, i njohur me pseudonimin “Avokati”; Zamir Bushaj, 29 vjeç; Laurent Bushaj, 26 vjeç; Lado Latifaj, 37 vjeç, e Gentian Bushaj, 33 vjeç.

Ndaj dy anëtarëve të tjerë të bandës; një nënshtetas shqiptar e një italian është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

Operacioni i koduar “Këmbanat”, i policisë italiane nisi në tetor të vitit 2015 dhe u shtri në disa zona të Aostës.

Ai kodua me emrin “Këmbanat”, për shkak se në origjinën e zbulimit të kësaj bande që vjedhja e 9 këmbanave të mëdha me vlerë 6 mijë euro.

Që nga nisja e hetimeve janë sekuestruar gjysmë kg kokainë e disa gramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Akuza ndaj anëtarëve të kësaj bande është trafik lëndësh narkotike e grabitje me anë të dhunës.

Xhiroja javore e grupit llogaritej ne 90 mijë euro , një pjese e fitimeve investohej në Shqipëri.

Ndërsa kreu i bandës është evidentuar Albert Bushaj, i cili më parë kishte punuar si përkthyes pranë Prokurorisë së Aostës dhe muajt e fundit ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie për shkak të problem me ligjin.

Tv Klan