Një 6-vjeçar nga Australia ka parë ‘vdekjen me sy’ teksa është pickuar 2 herë brenda 8 ditësh nga gjarpërinj helmues.

“7 News” raporton se Joel Canning iu afrua së ëmës pas pickimit të parë dhe e pyeti rreth parajsës. “Ai më pyeti: ‘nëse pickohesh nga një gjarpër helmues në Australi, a shkon në parajsë?”, tha Pippa Canning, nëna e të voglit. “Unë i thashë po dhe ai u ul.”

Ajo tha se sëbashku me të shoqin i kryen djalit një reanimin kardiopulmunar dhe e dërguan me shpejtësi në spital, pasi merrte frymë më vështirësi. Mjekët i injektuan një anti-helmin dhe fatmirësisht e kaloi.

Më pak se 8 ditë më vonë, Canning tha se i biri rrezikoi jetën sërish pasi u pickua për herë të dytë nga një gjarpër helmues. “U luta shumë që ai të mbijetonte sërish dhe lutja mu pranua”, tha ajo.

Gjarpërinjtë helmues ngjyrë kafe gjenden gjerësisht anekënd Australisë dhe konsiderohen si tepër të rrezikshëm.

Zonja Canning tha për median australiane se i biri tashmë ka ankthe sikur sulmohet nga gjarpërinjtë në shkollë. Ajo tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e mësimit se si të jepet ndihma e parë pas pickimit./tvklan.al