Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjes. Një 62-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me sende te forta një 58-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./tvklan.al