Në Kosovë vijon trendi rritës për rastet e reja ditore. Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 mostra, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën./tvklan.al