Në Greqi ka shkuar në 67 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Orët e fundit janë shënuar 4 raste të reja në shtetin helen. Ndërkohë numri i të infektuarve në Greqi ka arritur 1643. Sipas Worldometers, 92 janë në gjendje kritike për jetën.

Nga të infektuarit vetëm 78 persona janë rikuperuar.  Në nivel kombëtar Greqia ka zhvilluar mbi 20 mijë testime./tvklan.al