71 infektime me Covid-19 në Kosovë



71 infektime me Covid-19 në Kosovë

15:25 16/05/2021

Humbin jetën 2 qytetarë të tjerë

Mbeten të ulëta shifrat e infektimeve me koronavirus në Kosovë. Nga 3.377 mostra të marra në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive vetëm 71 raste, ose afro 2% e testeve të kryera.

Një qytetar nga Mitrovica dhe një Podujeva e kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar në 2.225 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.

Aktualisht në Kosovë mbeten edhe afro 5 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan







Të ngjashme