Rama: Përfundojnë punimet 1 vit pas tërmetit

75 milionë dollarë nga fondi për Programin e Rindërtimit do të shkojë vetëm për familjet që kanë patur dëmtime nga tërmeti, por kanë marrë përsipër t’i bëjnë vetë riparimet duke marrë pagesat në formën e granteve në dorë. Vetëm për Bashkinë e Shijakut, shuma e llogaritur për 1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive, fatura financiare shkon në 5.1 milionë dollarë.

“Procesi ka përfunduar në 7 bashki: Shijak, Kamëz, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë, Vorë dhe Bashkia e Kavajës. Shuma që familjet përfitojnë është 2 miliardë lekë”.

Shqetësimi i Kryeministrit gjatë komunikimit virtual me kreun e Bashkisë së Shijakut ishte për menaxhimin e fondeve për dëmet e shkaktuara në hapësirat e përbashkëta të pallateve.

“Komuniteti i banorëve të përzgjedhin 3 përfaqësues, një përfaqësues nga Bashkia. Të gjithë të dalin të fituar nga kjo histori”.

Duke mos i kursyer lëvdatat për Kryebashkiakun e Shijakut për punën e bërë për rindërtimin, Rama premton se fiks një vit pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, do të ketë përfunduar ndërtimi i pjesës më të madhe e objekteve të dëmtuara.

Tv Klan