Shkëlqim Goxhaj: Pas 40 vitesh, Tiranës i shtohet një stacion i ri në Kinostudio

Në 75-vjetorin e forcave zjarrfikëse, punonjës të këtij shërbimi kërkojnë trajtim më të mirë, pajisje të kohës si dhe rritje të pagave.

Kujdesi Muçaj, i cili prej 30 vitesh është pjesë e forcave zjarrfikëse, shprehet se puna është më intensive gjatë viteve të fundit, ku dhe shpesh herë atij dhe kolegëve u është rrezikuar jeta në aksione shpëtimi.

Ndërkohë drejtori i zjarrfikësve në kryeqytet, Shkëlqim Goxhaj, thotë se Tiranës i shtohet një stacion i ri pas 40 vitesh.

Forcat zjarrfikëse të kryeqytetit demonstruan në sheshin “Nënë Tereza” një aksion për shuarjen e zjarrit. Shërbimi zjarrfikës u krijua për herë të para në 9 dhjetor të vitit 1946 me dekret të presidiumit të Kuvendit popullor. Kjo polici u krijua vetëm në ato qytete ku ndihej nevoja, si dhe në kantiere apo zona industriale.

Klan News