Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 764 raste të reja me COVID-19. Po ashtu mësohet se janë shëruar dhe 584 pacientë, të cilët pas testit kanë rezultuar negativ.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se gjatë ditës së fundit e kanë humbur betejën me virusin dhe 12 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543./tvklan.al