Edhe pse Presidenti i Bolivisë Evo Morales dha dorëheqjen, e madje u largua edhe nga vendi, protestat në vend nuk janë ndalur.

Tetë persona humbën jetën dhe 72 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve mes protestuesve pro ish-Presidentit Evo Morales dhe ushtarëve e policisë në qytetin bolivian të Sacaba.

Mijëra protestues, kryesisht indigjenë, ishin mbledhur në Sacaba që nga mëngjesi, duke demonstruar paqësisht.

Përplasjet shpërthyen kur një grup i madh u përpoq të kalonte një pikë kontrolli ushtarak afër Cochabamba.

Nga Meksika, Evo Morales lëshoi apelin për forcat e armatosura dhe policinë që t’i japin fund masakrës që po ndodh në Bolivi.

Protestat e dhunshme përfshin Bolivinë pas zgjedhjeve të 20 Tetorit, pasi Morales u akuzua për manipulimin e procesit. Presidenti i Venezueles, Nicolas Maduro dhe ai i Argjentinës, Alberto Fernandez, i kanë konsideruar ngjarjet në Bolivi si grusht shteti.

Klan Plus