Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, kanë ndërruar jetë 8 persona si pasojë e COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Nga ana tjetër bëhet me dije se janë shënuar 578 raste të reja me këtë virus. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Ndërkohë lajmi i mirë është se janë 470 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshuar për virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë deri tani janë regjistruar 1.696 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630./tvklan.al