Një 8-vjeçar me tumor në tru mahniti dhe përloti studion e Britain’s Got Talent me këngën e tij.

Jo vetëm kaq, por vogëlushi siguroi Pulsantin e Artë në episodin e dytë të audicioneve të këtij sezoni.

Në puntatën e së dielës, Ravi’s Dream Team, një kor që përfshin persona nga mosha 5-78  vjeç, i udhëhequr nga 8-vjeçari Ravi, u aprovua menjëherë për në netët ‘live’ pasi anëtarja e jurisë, Alesha Dixon shtypi pulsantin e veçantë.

Kur hyri në skenë, Ravi i prezantoi nënën, motrën dhe babain jurisë si dhe arsyen e pjesëmarrjes.

“E kam parë BGT gjithë jetën time dhe kam dashur gjithnjë të bëj një audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar që nuk ka rëndësi se çfarë sjell jeta, sërish mund t’i arrish ëndrrat e tua”.

8-vjeçari dhe kori performuan “A Million Dreams” nga filmi musical ”The Greatest Showman” duke përlotur Alesha dhe Amanda Holden.

Pulsanti i Artë është diçka shumë personale dhe unë them gjithnjë që e shtyp vetëm kur më  uket e drejtë dhe ti je një djalosh fantastik”, shpjegoi Alesha.

Juria dhe publiku u ngritën në këmbë ndërsa kori që përfshin miqtë, familjarët, mësuesit, mjekët e Ravi-t dhe fëmijë të tjerë me të njëjtën sëmundje, përqafuan njëri-tjetrin duke festuar./tvklan.al