Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferecë shtypi ka denoncuar dhunën e njërit prej koordinatorëve të PD-së për Tiranën. Kjo konferencë u përqëndrua tek dëshmitë e familjes Dhale të dhunuar, sipas tyre dhe Berishës nga njerëz të SHIK-ut.

Nga pyetjet e bëra nga gazetarët kreu demokrat ka treguar se ata do t’a vazhdojnë luftën me mjete demokratike. Gjithashtu Berisha akuzon edhe OSBE që nuk i ka raportuar mirë incidentet e ndodhura gjatë referendumit të 22 Nëntorit të cilën Berisha vazhdon t’a quajë si një nga sukseset më të mëdha të partisë së tij.

Ai është ndalur dhe tek kërkesa e kryeministrit Majko për kthimin e imunitetit të deputetit Hajdari ku e ka cilësuar që nuk ka qënë kërkesë e Partisë Demokratike. I pyetur për Kosovën, lideri demokrat i ka bërë thirrje Komunitetit Europian që mos ti lërë iniciativat në dorën e Milloshviç./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe