Korrigjimi i kufijve dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ishte në qendër të diskutimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe panelit të gazetarëve në studion e “Opinion”, në Televizionin Klan. Kreu i qeverisë u pyet nëse korrigjimi i kufijve ka si qëllim një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pavarësisht insistimit, Rama tha se nuk kishte një përgjigje për këtë.

Rama: 

“Çfarë është korrigjimi? Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim, është mjet. Dialogu nuk është qëllim, është mjet. Kush është qëllimi?”

Fevziu: Kush është qëllimi? Bashkimi i Shqipërisë më Kosovën është qëllimi? Për çfarë e bëjnë dialogun?

“Unë po ngre pyetje, po bëj avokatin e djallit. Për çfarë e bëjnë dialogun? Juve thoni, pse shtet mund të jetë, vazhdoni dialogun, ç’është ky tmerr? Jeni të bindur ju se dialogu si instrument do t’ju çojë tek qëllimi që keni, që Serbia të thotë ok, ky është shtet i pavarur? Unë nuk jam i bindur”

.

Megjithatë, Rama insistoi se korrigjimi i kufijve duhet të vijë si hap për një qëllim të qartë që do ta çonte Kosovën përpara. Kryeministri u shpreh kundër ndërmarrjes së këtij hapi pa një qëllim të caktuar e madhor.

“Një pyetje për shembull, përgjigjen që e di jua them. Po ju them çfarë nuk duam. A t’i korrigjojmë kufijtë që të marrim njohjen, të futemi në OKB, por të mbetemi siç jemi, jo me Atisarin, jo me këto, nuk ia vlen fare t’i hysh diskutimit. Këtu çështja është qëllimi, rruga drejt qëllimit. Dhe pastaj energjitë që do të bashkohen gjatë qëllimit dhe janë edhe dy partnerët. Kemi dy partnerë themelor strategjikë. Kemi Gjermaninë që është në pozicion rigjit dhe SHBA që është pozicion fleksibël”.

/tvklan.al