Kandidati i Partisë Demokratike në Vlorë, Arbi Agalliu, ka folur për zërat që kanë qarkulluar pak ditë më parë se në degën e kësaj partie kishte pasur një sherr.

Agalliu i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se nuk kishte sherr por sipas tij çdo diskutim e quajnë sherr.

Në Vlorë çdo diskutim e kthejnë në sherr, ne jemi njerëz sanguin. Në Vlorë nuk ka asnjë sherr”, tha ai.

Më tej kandidati i PD foli për punët e kundërshtarëve në Vlorë, duke mos i njohur asnjë meritë dhe tha se kanë bërë vetëm keq.

Unë di të them që i gjithë investimi i PS në këto 8 vite ishte ngushtimi i bulevardit nga 8 korsi në 2 korsi.  Sot asnjë biznes që nuk është i kënaqur nga investimi në Vlorë-Skelë. Vlora sot duhet të ishte një qytet që duhet të gumëzhinte nga të rinjtë, sot Vlora ka 80 të zhdukur, sot të rinjtë e Vlorë dergjen burgjeve, sot Vlora duhet të ishte një qytet model, por rënkon”, tha kandidati i PD./tvklan.al