Një adoleshente që mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare dhe pretendoi se i dashuri i saj 10-vjeçar është babai i fëmijës, thotë se është përjashtuar nga shkolla.

Daria Sudnishnikova nga Rusia solli në jetë fëmijën 7 muaj më parë dhe tani po përballet me probleme pasi drejtuesit e shkollës ku ajo studionte nuk e lejojnë që të kthehet sërish. Madje, dyshohet se njerku i saj ka abuzuar me të.

Në një video në rrjetet sociale, Daria ka thënë për ndjekësit e saj se shkolla ku studionte nuk e pranoi për shkak të orëve të shumta që kishte humbur si pasojë e lejes së shtatzënisë. Jo vetëm kaq, por historia e saj do të ishte reklamë e keqe për shkollën, tha adoleshentja duke zbuluar se çfarë i tha bordi i drejtuesve.

Por së fundmi, mediat lokale raportojnë se Daria ka probleme edhe në familjen e saj me njerkun. Ky i fundit ka probleme me alkoolin dhe ushtron dhunë ndaj Darias dhe nënës së saj.

Pasi mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare, Daria tha se i dashuri i saj Sasha 10 vjeç ishte babai i fëmijës. Por mjekët thanë se nuk kishte gjasa që 10-vjeçari të ishte babai biologjik. Pas kësaj, 13-vjeçarja u detyrua të pranonte se babai i vërtetë ishte një djalë 14 vjeç që abuzoi seksualisht me të. /tvklan.al