Ajax ka mposhtur në Torino Juventusin, një prej pretendentëve kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.

Pas barazimit 1 – 1 në Holandë, Ajax fitoi 1 – 2 në Torino duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Në Spanjë Barcelona mposhti 3 – 0 Manchester United.

Në gjysmëfinale të Champions League, Ajax do të përballet me fituesin e çiftit Tottenham –Manchester City, ndërsa Barcelona do të vihet përballë fitueses së dyshes Liverpool-Porto. /tvklan.al