Një eskortë e cila punon për një firmë të quajtur Cinderella, pretendon se fiton mbi 9 mijë paund në natë, duke shkuar me një aktor hollivudian.

Anna, 21-vjeçe nga Lituania, thotë se ajo ka gjithashtu një klient të rregullt nga kompania e filmave Netflix dhe merr pjesë në orgjitë në të cilat të përfshirë janë edhe disa prej futbollistëve më të famshëm europianë.

Ajo punon për Cinderella Escorts, një kompani famëkeqe që njihet për shitje të virgjërisë së femrave dhe ka klientë të cilët i përkasin biznesit dhe botës së showbiz-it.

Duke folur për The Sun, Anna tha se sëfundmi kishte punuar në Abu Dhabi, për Granx Prix dhe se vitin që vjen pritet të shkojë në Davos, për Forumin Botëror Ekonomik.

Ajo shpjegoi se 50 përqind e klientëve të saj janë biznesmenë, ndërsa pjesa tjetër janë yje të Hollivudit, politikanë etj.

Ajo zbuloi gjithashtu se kishte pasur shumë klientë të cilët janë aktorë me famë botërore, dy prej të cilëve kanë marrë edhe Oscar.

E reja nga Lituania jeton në Gjermani dhe deklaron se dhurata më e shtrenjtë që ka marrë ka qenë një çantë me vlerë 30 mijë paund.

The Sun shkruan se website Cinderella Escorts menaxhohet nga Jan Zakobielski, i cili e drejton këtë “biznes” nga dhoma e tij e gjumit, në shtëpinë e prindërve në Gjermani.

Muajin e shkuar, dy vajza të moshës 18 dhe 19 vjeç shitë virgjërinë e tyre nëpërmjet kësaj faqeje për 2 milion paund.

/tvklan.al