Nuk i përgjigjen ftesës për të diskutuar ndryshimet kushtetuese

Opozita e re është ndjerë sot e braktisur nga pedagogët e Drejtësisë nga 23 universitete në vend, të cilët bojkotuan dëgjesën e thirrur nga nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Vasilika Hysi, për ndryshimet e reja kushtetuese që ndalin koalicionet parazgjedhore, hapin listat dhe rrisin në 5 përqind pragun elektoral.

Vetëm një pedagoge, edhe kjo nga një universitet privat, u shfaq online duke sjellë irritimin e Myslim Murrizit, që nxori në dritë faktin se kuvendi paguan para per rektoret qe krahas rrogave te tjera marrin edhe nje rroge plus nga ky institucion.

Pedagogia e vetme, Ardita Duna, ishte skeptike për ndryshimet e propozuara. Të hënën nis shqyrtimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese, ndërsa me 30 Korrik votohen në seancë plenare. Në këtë mënyrë opozitarët e rinj ia kanë dalë të zhvendosin nga diskutimi zyrtar në Kuvend i amendamenteve që Rama ka rënë dakord me Bashën, të cilat mund të mbesin në vjeshtë.

Klan Plus