Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 34-vjeçari nga Korça.

Sipas policisë, në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit. /tvklan.al