Aksident i rëndë në Fier, plagosen 6 persona


Aksident i rëndë në Fier, plagosen 6 persona

15:50 01/08/2021

Një aksident me një bilancë të rëndë ka ndodhur sot në Fier. Policia sqaron se në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe  “Volkswagen”.

Mjetet drejtoheshin nga I. I., 16 vjeç, dhe  61-vjeçari V. H., të cilët janë plagosur. Po ashtu bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në të dy mjetet dhe janë dërguar në spital.

Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme