Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç – Patok.

Sipas informacioneve policore, në aksident janë përfshirë dy makina dhe një biçikletë. Nga përplasja ka humbur jetën 55-vjeçari me iniciale D.F. që drejtonte biçikletën.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjetet u përplasën mes tyre dhe më pas goditën edhe biçikletën. Drejtuesit e dy mjeteve, A.Gj. dhe A.K., po pyeten nga policia lidhur me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.  /tvklan.al