Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Tre automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur tre drejtuesit e automjeteve jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë një trajler, një automjet tip “Audi” dhe një automjet tip fuoristradë.

Përplasja mes tre mjeteve ka qenë tepër e fortë. Trajleri ka dalë dhe është përmbysur në anë të rrugës.  Fuoristrada është shkatërruar krejtësisht ndërsa dëmtime ka edhe mjeti tip “Audi”.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./tvklan.al