Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Lushnje – Fier në vendin e quajtur “Vajkan”.

Policia sqaron se në aksident janë përfshirë automjetet tip “Benz” me drejtues 46-vjeçarin me iniciale M.M. dhe tip “Opel” me drejtues 52-vjeçarin me iniciale D.J.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur pasagjerët A.M. 52 vjeç, E.M.41 vjeçe dhe B.P. 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al