Korçë- Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në afërsi të fshatit Zvezdë. Makina një automjet tip “Nissan” me targa greke e drejtuar Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit  B.T, 49 – vjeç, F.T, 46 – vjeç, S.T, 19 -vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 – vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T,  aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al