Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Lushnje-Fieri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 thotë policia, e cila sqaron se viktima po lëvizte me biçikletë.

Ai u përplas nga një makinë “Renault” që drejtohej nga qytetari me iniciale A.D. Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Lushnjes.

Ndërsa shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve. /tvklan.al