Një këmbësore ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga përplasja e dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të autostradës Tiranë – Elbasan. Mësohet se viktima është 67 vjeç me iniciale N.B.

Nga burime policore mësohet se këmbësorja u përplas nga njëra prej dy makinave të aksidentuara. 67-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nisi punën për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti. /tvklan.al