Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.,i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al