Policia rrugore dyshon se Endri Lila është shkaktar i përplasjes tragjike

Policia rrugore ka arrestuar 37-vjeçarin Endri Lila, i cili u përfshi në aksidentin tragjik në Rrogozhinë, ku humbën jetën dy bashkëshortët Bajram e Merushe Koni si dhe oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mhilli.

Arrestimi i 37-vjeçarit Lila është bërë pasi dyshohet si shkaktar i aksidentit të rëndë që rezultoi fatal për 3 persona.

Sipas të dhënave të grumbulluara në vendin e aksidentit, policia dyshon se shkak për aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar, shpejtësia dhe lagështira në rrugë. Nga aksidenti është plagosur dhe një fëmijë 10 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ky është aksidenti i dytë tragjik, pas të premten humbën jetën edhe dy vëllezërit Belul dhe Ismail Sulaj si dhe kushëriri i tyre Dashamir Dema.

Për aksidentin e rëndë u arrestua drejtuesi i mjetit Zija Murati, i cili pritet që këtë të dielë të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas raportit të policisë, Murati i është nënshtruar testit të alkoolit, por rezultoi që nuk ishte i dehur në momentin që po drejtonte makinën.

Grupi hetimor ka kërkuar që 29-vjeçarit t’i kryhen analiza toksikologjike për të provuar nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes hetuesit nuk kanë konstatuar shenja frenimi. Ekspertët kanë dyshime se makina tip Opel Meriva, mund të ketë pësuar defekt dhe drejtuesi i aumtomjetit mund të ketë humbur kontrollin.

Dyshimet e para janë se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Klan News